Çitaku: Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi, u arrestua nga policia e tyre, EULEX dhe u dërgua për t’u gjykuar, por nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku deklaratat e tij i ka quajtur gënjeshtra

Foto ilustrim, Vlora Çitaku dhe Josep Borrell





Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të Josep Borrell, i cili ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte arrestuar sa ishte në pozitën e presidentit të vendit.

Çitaku i ka quajtur deklaratat e tij gënjeshtra, dhe se nga “gënjeshtrat e tij”, po vërtetohet politizimi gjyqësor kundër ish krerëve të UÇK-së.

“Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Borrell ka përmendur arrestimin e ish-presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale, gjatë një fjalimi të tij në Forumin për Drejtat e Njeriut, i cili po mbahet në Bruksel me temën “Ndaloni mosndëshkimin – Rruga drejt llogaridhënies dhe drejtësisë”.

“Ne po krijojmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet post-konfliktit dhe këtu dua të përmend Kosovën, Dhomat e Specializuara të Kosovës. Misioni ynë policor në Kosovë (EULEX) ishte i ngarkuar për ta arrestuar derisa ai ishte president dhe e dërguan atë në Amsterdam për t’u përballur me drejtësinë”, ka thënë Borrell.

Po ashtu, Çitaku ka thënë se Thaçi ka dhënë dorëheqje si presidenti i Kosovës, dhe nuk është arrestuar por është vetëdorëzuar.

“Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar”, ka shkruar tutje ajo.

Gjithashtu, ajo ka shtuar ka përgënjeshtruar deklaratat e Borrellit, duke i thënë se Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës.

“Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit”.

Ndryshe, ish presidenti Hashim Thaçi po qëndron në paraburgim në Hagë (jo në Amsterdam) prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika