Çitaku: Hapi dyert e shkollave kryeministër, çelësat i ke në dorë ti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti drejtuar udhëheqësve të grevës, të cilët i ka quajtur sindikalistë të PAN-it. Çitaku ka theksuar se Kurti është kryeministër i Kosovës dhe jo i Lëvizjes Vetëvendosje, por fatkeqësisht, sipas saj, ai nuk po sillet si i tillë

Vlora Çitaku, Nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili drejtuesit e grevës në arsim i ka quajtur sindikalistë të PAN-it.

Çitaku ka shkruar se në vend të zgjidhjes së kësaj situate, kryeministri paska vendosur t’u përgjigjet grevistëve, duke i quajtur sindikalistë të PAN-it.

“Në vend se të ulet e të bëjë zgjidhje, Kurti paska vendosur edhe sot të thumbojë mësueset dhe arsimtarët tanë”.

“Njëhere, njerëzit e VV e quajtën kryesindikalistin njeri të Serbisë, e sot, Kryeministri i paska quajtur sindikatat ‘sindikata të PAN-it’”, ka shkruar Çitaku.

Ndër të tjera, nënkryetarja e PDK-së, i është drejtuar kryeministrit, duke i thënë që jo të gjithë ta kanë frikën dhe të nështrohen.

“Si duket Kurti e ka problem ta kuptojë që në Kosovë ka organizata, sindikata, media, shoqata të pavarura, të cilat nuk nënshtrohen. Si duket e ka problem të kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vetë. Si duket e ka telashe ta pranojë që jo të gjithë ia kanë frikën”, ka vijuar më tej.

Çitaku ka theksuar se Kurti është kryeministër i Kosovës dhe jo i Lëvizjes Vetëvendosje, por fatkeqësisht, sipas saj, ai nuk po sillet si i tillë, duke shtuar se fëmijët janë në shtëpi që nga 25 gushti dhe se hapja e shkollave është në dorë të kryeminstrit.

 

Kurti flet për drejtuesit e grevës, i quan sindikalistë të PAN-it

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika