Çitaku i del në krah Kurtit, konferencën e Vuçiqit e quan “shfaqje patetike”

Vlora Çitaku ka reaguar ndaj prezantimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë të mbajtur sot, duke e përshkruar atë si një shfaqje teatrale dhe patetike. Çitaku, po ashtu, ka theksuar se kjo lloj retorike është përdorur edhe më parë kundër liderëve të tjerë politikë të Kosovës

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me shfaqjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në konferencën e mbajtur sot, duke thënë se ishte një shfaqje teatrale dhe patetike e tij sonte.

“Shfaqje teatrale dhe patetike e Vucicit sonte. Kurti tha ka faj. Njejtë thonin për Thaçin, Mustafën, Haradinajn”, ka shkruar Çitaku.

Tutje, ajo ka theksuar se “Kurtin unë e kam oponent politik dhe e kundërshtoj zëshëm për politikat e tij. E fajsoj për mungesën e reagimit qeveritar karrshi inflacionit, mungesës së projekteve zhvillimore, mungesën e koordinimit me SHBA dhe BE. E kritikoj për rrënimin e dialogut social me media, biznese, shoqëri civile, opozitë. E kritikoj për qasjen e tij në dialog me Serbinë”.

Më tej, ajo ka bërë të ditur se për gjendjen e sotme në veri, “Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj. Ju e keni provokuar situatën”.

“Shpresoj ta merrni mësimin. Kosova është ndërtuar qe 24 vite”, ka përfunduar Çitaku.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika