Çitaku i reagon Abrashit: Një përpjekje qesharake e eksponentëve të VV-së për të shpërndarë mjegull

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj pretendimeve të Artan Abrashit, se ajo duhet të sçarohet për foton e saj me Charles McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit në FBI, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri

Vlora Çitaku dhe Artan Abrashi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku ka reaguar ndaj pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) se ajo duhet të sqarohet për foton e saj me Charles McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit në FBI, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i ka kërkuar llogari nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës për “lidhjet” me Charles McGonigal. Ai publikoi dy fotografi në Facebook, ku Çitaku shihet në praninë e McGonigal. Ai po ashtu kërkoi nga Çitaku që të tregojë “për lidhjet dhe takimet me këtë person”.

Çitaku ka sqaruar foton, duke treguar detaje se për çka ka qenë eventi dhe kush kanë qenë folësit, si dhe nderi që i është bërë Kosovës me ftesën në këso ngjarje. Në atë kohë, viti 2017, Çitaku ka qenë ambasadore e Kosovës në SHBA.

“Një përpjekje qesharake e eksponentëve të VV-së për të shpërndarë mjegull. Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger.”, ka shkruar Çitaku.

Çitaku në fund nuk e ka lënë pa e përmendur rastin e ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, emri i të cilit po përmendet në shumë skandale.

“Ngjashëm jam ftuar edhe në State Department, CIA etc. Ky ka qenë nderë që i është bërë Kosovës. E tash, si e keni Martinin?”, shtoi ajo.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika