Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për bastisjen nga Specialja që po zhvillohet në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami.
“Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Persekutim”, ka shkruar Çitaku.
Tutje, ajo ka theksuar se gjatë ditës së djeshme janë bastisur “Blerimi e Bashkimi. Sot Artani. Nesër nuk e di”.
“Po ajo që po shihet sheshazi është që kjo është përndjekje politike”, ka përfunduar Çitaku.
Ndryshe, Prokuroria e Specializuar e Hagës edhe gjatë ditës së djeshme kishte bastisur banesat e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala dhe Bashkim Smakajt.