Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se Ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë “informata” se Ukraina po bën trafik të organeve në zonat e luftës.
Çitaku ka thënë se ky skenar është i njëjti me atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Rusia ka filluar që në mënyrë agresive ta shtyjë trillimin se Ukraina po bënë trafikim të organeve në zonat e luftës. Ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë ‘informata’ të tilla nëpër platformat e tyre zyrtare në rrjete sociale”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, institucionet e Kosovës, presidentja, kryeministri dhe ministrja e Punëve të Jashtme duhet të “këndellen” urgjentisht teksa ka shtuar se në Hagë, historia dhe lufta për liri janë braktisur nga shteti.