Çitaku kërkon zgjedhje, thotë se Kosova është më e rëndësishme se “egoja” e Kurtit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kërkuar zgjedhje parlamentare, pasi, siç thotë ajo "Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Kurtit"

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë duke thënë se konfrontimet e tyre me aleatët janë diçka e re që nuk është parë në 25 vitet e pasluftës.

Sipas Çitakut, Kosova po udhëhiqet nga një kastë aventurierësh teksa e ka quajtur  qeverinë “të papërgjegjshme, pa ide e pa vizion”.

“Në një kohë kur bota po përballet me turbulenca të mëdha, Kosova po udhëhiqet nga një kastë aventurierësh. Në kohën kur qytetarët tanë kanë nevojë për stabilitet e parashikueshmëri, Kosova ka në krye një qeveri të papërgjegjshme, pa ide e pa vizion. Konfrontimet e hapura tashmë me aleatët tanë na kanë sjellë në një teren tërësisht të pashkelur nga ne tash e 25 vite”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo e quajti qeverinë “pa projekte konkrete e pa vizion, si në planin e brendshëm, si në politikën e jashtme” teksa ka kërkuar zgjedhje parlamentare, pasi, siç thotë ajo “Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Kurtit”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika