Çitaku – Kurtit: Qesharake përpjekja për të justifikuar pranimin e Asociacionit, statutin e sollët ju

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar transparencë teksa shton rëndësinë e publikimit të draft-statutit të Asociacionit

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, teksa i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se statuti për Asociacionin është sjellë nga vetë qeveria aktuale.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se “përpjekjet” e Kurtit për të “justifikuar” pranimin e Asociacionit janë qesharake.

Ajo ka kërkuar transparencë teksa shton rëndësinë e publikimit të draft-statutit të Asociacionit.

“Qesharake këto përpjekjet e Kryeministrit për të justifikuar pranimin e Asociacionit. Kryeministër, as në 2013 e as 2015 NUK ka pasur STATUT për asociacionin. Statutin e sollët ju. E tash, publikojeni nëse na qenka aq i mirë. Pak transparencë”, shkroi ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se cili është dallimi midis draft-statutit të ri për Asociacionin dhe atyre të mëparshëm.

Sipas tij, dallimi kryesor është korniza, themeli se ku ky draft beson se do të zbatohet dhe se të njëjtin Kurti e quan të pakrahasueshëm me të tjerët.

“Me datën 21 tetor erdhi pesëshja e emisarëve, e cila erdhi për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe aty me 24 tetor, unë ua dërgova vërejtjet për atë draft-statut. Është e qartë se ai draft-statut është pakrahasimisht më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015. Këtu janë çështjet e përmbajtjes, por unë do të thosha që kryesorja është se ky draft-statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë. Pra, së pari kemi një pranim të thelbit dhe të kornizës e që është shteti demokratik, Republika e Pavarur e Kosovës dhe në anën tjetër, megjithatë, unë kam dërguar vërejtjet, komentet, kritikat e mia për këtë draft me datën 24 tetor, meqenëse, natyrisht, nuk është një draft i cili do të shkruhej prej meje saktësisht asisoj”, tha ai në ATV.

“Dallimi kryesor është korniza, themeli se ku ky draft beson se do të zbatohet, dhe për këtë arsye kam thënë se është i pakrahsueshëm me të tjerët. Nuk mund ta pranoj asnjëherë akuzën për zvarritje. Kam thënë së fundmi le të nënshkruajmë, kur më tha se është e rëndësishme të bëhet sa më shpejt normalizimi thashë ta bëjmë menjëherë sonte. Vetëm nënshkrimi është garancion për pranim që më pas të zbatohet. Përkundër kritikave të mia, edhe ky draft-statut meqenëse situata është urgjente në kontinentin tonë… le ta bëjmë në Bruksel nënshkrimin menjëherë”, shtoi Kurti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika