Çitaku: Kuvendi nuk është për “show”, LVV po dështon të sigurojë shumicën e nevojshme

Ishte paraparë që Kuvendi i Kosovës të vazhdojë seancën plenare këtë të mërkurë (19 prill) me pikat e papërfunduara gjatë muajve shkurt dhe mars. Seanca është shtyrë për më vonë si shkak i mungesës së kuorumit. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar duke thënë se Kuvendi mbetet një vend pune gjersa ka kritikuar LVV-në për mossigurimin e shumicës së nevojshme në Kuvend

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se subjekti politik në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend, gjë të cilën e cilëson si një papërgjegjësi të tyren.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka reaguar pasi seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për në orën 12:30 si shkak i mungesës së kuorumit.

“Një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend. Papërgjegjësi e skajshme. Puna e parë dhe kryesore e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore. Jo hajt pak. Jo deklarimet jashtë rendit të ditës. Jo show. Është vend pune. Është kontratë me qytetarin”, ka shkruar Çitaku.

Ishte paraparë që Kuvendi i Kosovës të vazhdojë seancën plenare këtë të mërkurë (19 prill) me pikat e papërfunduara gjatë muajve shkurt dhe mars.

Ndonëse seanca ishte paraparë të fillojë në orën 10:00, ajo u shty për në orën 12:30 si shkak i mungesës së kuorumit. Pas kësaj, kryeparlamentari Glauk Konjufca u shpreh se legjislatura aktuale nuk e meriton të vazhdojë si shkak i sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika