Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi është gjithçka që Qeveria aktuale ëndërron, por nuk mund të jetë.
“Hashim Thaçi, përveç që ka pasur guxim me i hy luftës për liri, ka pasur guxim edhe me ndërtu paqe. Me ofru e garantu të drejta për komunitetet joshumicë. E ka bërë atë me Kushtetutë”, ka shkruar Çitaku, duke shtuar se Thaçi është “gjithçka që ëndërron” LVV-ja, por sipas saj, nuk janë të tillë.
Ajo ka reaguar pas publikimit të një videoje nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën, ajo fajëson pushtetet e kaluara për “amnistimin e kriminelëve serbë”.