Çitaku në Hagë, viziton ish-krerët e UÇK-së

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas vizitës që iu ka bërë në Hagë ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë se procesi gjyqësor pritet të fillojë së shpejti, teksa ka shprehur besimin e saj se drejtësia do të ngadhënjejë "përpallë shpifjeve dhe inskenimeve"

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, së bashku me disa zyrtarë të PDK-së, të premten kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë nga Gjykata Speciale.

“Sot bashkë me Bekimin, Artanin e Arlindën e vizituam Presidentin Thaçi. Shkurt takuam edhe Kadriun dhe Rexhën. Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plot besim në drejtësi”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo ka thënë se beteja të cilën Krasniqi, Thaçi, Veseli e Selimi e kanë para vetës, është “betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb”.

“Por nuk ka dilemë se maskat do të bien, dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë. Vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme”, ka vijuar ajo.

Teksa ka thënë se procesi gjyqësor pritet të fillojë së shpejti, ka shprehur besimin e saj se  drejtësia do të ngadhënjejë “përpallë shpifjeve dhe inskenimeve”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika