Çitaku: Nuk shohim mundësi për koalicion PDK-LVV

"Ne nuk shohim mundësi që me Vetëvendosjen t’i realizojmë planet dhe projektet tona"

Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, mohoi mundësinë e bashkëqeverisjes në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Pasi sipas saj, me VV-në kanë dallime të mëdha qoftë politike, ideologjike e në sfera të tjera.

“Ne jemi në zgjedhje për t’i fituar ato dhe për t’i ofruar qytetarit të Kosovës një model ndryshe nga LVV. Ne nuk shohim mundësi që me Vetëvendosjen t’i realizojmë planet dhe projektet tona”, tha ndër të tjera Çitaku, në një intervistë në RTK.

Çitaku më tej tha se partia e saj shkon në zgjedhje për të fituar e jo për të bashkëqeverisur me LVV-në.

E për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Çitaku tha se kjo çështje është një rast i humbur.

Ajo pati kritika ndaj Ministrisë së Jashtme të Kosovës, për të cilën tha se është inekzistente, derisa shtoi se pas përjashtimit të Rusisë në KiE, Kosova kishte shanse të mira për t’u anëtarësuar.

Vënia e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE, për Çitakun ishte i padrejtë, por që, shtoi ajo, kjo erdhi nga shkaku i mosbesimit të aleatëve tanë ndaj krerëve tanë të shtetit, ndonëse janë zotuar për ta bërë atë.

“Te ky rezultat kemi ardhur për sjellje të papërgjegjshme të rrezikshme të kryeministrit Kurti në raport me dialogun me Serbinë, por edhe në raport me aleatët”, deklaroi Çitaku.

Duke folur për Asociacionin dhe për raportet me ndërkombëtarët, Çitaku tha se tani është një situatë kur aleatët tanë kanë humbur ambicien për një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër.

“Ndërkaq, ne do ta trajtojmë çështjen e Asociacionit seriozisht, si pjesë të marrëveshjes finale me njohje reciproke në qendër, por jo ky draft-statut, por një draft-statut që Kosova do ta shkruajë vetë”, tha Çitaku, duke shtuar ky ndryshim mund të arrihet nëse përfaqësuesit institucionalë nuk janë cinikë dhe të jenë të përgjegjshëm me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Duke folur për partinë e saj, Çitaku tha se PDK është parti që merr vendime dhe që kryen projekte të mëdha.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika