Çitaku: Nuk u ftua askush nga PDK-ja në promovimin e librit për Hashim Thaçin në Tiranë

"As Kryetari, as Kryesia, as deputetët e Grupit Parlamentar, nuk kanë marrë ftesë apo njoftim për të qenë prezentë në këtë ngjarje.  Madje as familjarë apo miq të afërm"

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka arsyetuar mungesën e partisë së saj, në promovimin e librit për ish-presidentin, Hashim Thaçi, “Shtet i ri, burrë  shteti modern”, me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Çitaku ka thënë se askush nga PDK-ja nuk ftuar farë në këtë promovim që është mbajtur në Tiranë.

“Megjithatë, për hirë të sqarimit të opinionit, mungesa e pjesëmarrjes së zyrtarëve tanë në këtë aktivitet të vlefshëm, përtej çdo aludimi tjetër, ka të bëjë vetëm me një fakt shumë më të thjesht: As Kryetari, as Kryesia, as deputetët e Grupit Parlamentar, nuk kanë marrë ftesë apo njoftim për të qenë prezentë në këtë ngjarje.  Madje as familjarë apo miq të afërm”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika