Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me kalimin e fazës së parë me sukses të Kosovës në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës (KiE).
Çitaku ka thënë se ky lajm do të duhej të gëzonte të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.
“Sot Kosovës iu hap dera për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ky lajm do të duhej të gëzonte të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim”, ka shkruar Çitaku.
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtete anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.
Me këtë vendim, Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Këtë e bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti hap historik dhe më të rëndësishmin pas pavarësisë së vendit.
“Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, deklaroi ajo.