Çitaku: PDK do të iniciojë mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së

FOTO:EO

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka njoftuar se partia e saj javën e ardhshme do ta dorëzojë një mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së, pas publikimit të lajmit të “Slobodna Bosna”, përmes të cilit etiketohen mediat “Nacionale” dhe “Periskopi” për lidhje me Serbinë.

Çitaku, në një konferencë për media, theksoi se mocioni për vënien para përgjegjësisë së këtij bordi është i domosdoshëm.

“Kjo nismë është e pandalshme, emergjente dhe në funksion të mbrojtjes së fjalës së lirë dhe lirisë së mediave. RTK është e publikut dhe nuk duhet të shndërrohet në instrument të pushtetit për të projektuar, organizuar dhe transmetuar shpifje dhe të pavërteta kundër mediave dhe kolegëve të tyre gazetarë me qëllim që ti shërbejë partisë në pushtet në betejën e saj të dëshpëruar për të luftuar fjalën e lirë dhe të vërtetën që publiku duhet ta dijë”, tha ajo.

Çitaku tha se RTK dështoi t’u qëndrojë “besnik parimeve themelore të gazetarisë, sepse nuk iu rezistoi dot presioneve politike të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila RTK-në e ka shndërruar në media partiake”.

“Lajmet e rreme të RTK-së të cilat citonin po ashtu një medium boshnjak artikulli i të cilit mund të jetë shkruar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, përbëjnë cenim direkt të sigurisë dhe jetës së gazetarëve të këtyre mediumeve nga njëra anë, por edhe shpërfaqin, nga ana tjetër, fushatën qeveritare kundër mediave dhe fjalës së lirë, si një vlerë kushtetuese dhe demokratike e shtetit dhe shoqërisë tonë. Prandaj, pas gjithë kësaj situate, RTK nuk e ka kredibilitetin e transmetuesit publik nëse nuk merren masa ndaj drejtuesve të tij. Aq më tepër që nga dita në ditë, u ndriçuan shumë rrethana edhe nga disa gazetarë të këtij mediumi e të cilët dëshmuan integritet profesional duke u distancuar nga lajme të tilla shpifëse. Ky lajm shpifës që trazoi themelet e fjalës së lirë në Kosovë dhe zgjoi edhe reagime të panumërta nga organizata vendore e ndërkombëtare, e ka një adresë të saktë, Bordin e RTK-së dhe drejtorin e Televizionit”, deklaroi Çitaku.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika