Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është për “keqardhje” që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka sjellë raportin e Kosovën me aleatin e saj kryesor, ShBA-të, në këtë pikë.
Sipas Çitakut, në historinë tre-dekadëshe të Kosovës asnjëherë raportet SHBA-Kosovë nuk kanë qenë në këtë pikë.
“E vërteta sipas këndvështrimit tim qëndron diku në mes. SHBA-të janë jashtëzakonisht të investuara në Kosovë dhe në vendin tonë në këto tri dekada përtej ndihmës financiare, përtej mbështetjes së fuqishme politike, diplomatike e ushtarake, SHBA-të kanë vendosur në tavolinë edhe kredibilitetin e tyre si shtet. Kur i kanë prirë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, në tavolinë përtej fluturakeve amerikane ka qenë kredibiliteti i SHBA-ve. Kur kanë lobuar për njohjet, përtej fuqisë diplomatike amerikane, në tavolinë kanë qenë garancat e SHBA-ve. Për SHBA-në, Kosova është një projekt i rëndësishëm, i vlefshëm dhe i suksesshëm. Eshtë për keqardhje që kryeministri i Kosovës e ka sjellë raportin me aleatin tonë kryesor në këtë pikë. Edhe në të kaluarën kemi patur momente të mospajtimeve, raporti ynë ka pasur momente të rënieve, mirëpo asnjëherë në historinë tre-dekadëshe, raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve nuk kanë qenë në këtë pikë”, ka thënë Ç2itaku në “Blic Intervieë me Astrit Gashin”.