Çitaku për Kurtin: Aleatët ndërkombëtarë nuk po e marrin seriozisht atë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar sot pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka paraqitur shtatë pika për normalizimin e raporteve me Serbinë, në vitin 2024.

Çitaku, përmes një postimi, ka shkruar se kryeministri Albin Kurti është një “palaço jo-qesharak”.

“Për 6-7 vjet, Albin Kurti ka përdorur dhunë kundër çfarëdo marrëveshje të ndihmuar nga aleatët, duke mos kursyer asgjë dhe askënd: Është derdhur edhe gjak nëpër rrugë, janë hedhur bomba, gaz lotsjellës dhe është thirrur në luftë vëllavrasëse”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se Kurti e ka vonuar procesin e dialogut Kosovë – Serbi, si dhe ka krijuar drama të përditshme, duke reduktuar dialogun në çështje teknike.

Në postimin e saj, Çitaku ka shtuar se aleatët ndërkombëtarë i kanë injoruar fjalimet dhe pikat e Kurtit, që po i propozon tash e sa vjet, si dhe nuk po e marrin seriozisht.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika