Vlota Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se njohja e radhës për Kosovën nga Sudani është lajm i mirë për të gjithë dhe se rritja e numri të shteteve që njohin pavarësinë tonë rrit subjektivitetin ndërkombëtar të republikës.
”Njohja nga Sudani përbën edhe një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ky është një lajm i mirë për të gjithë.”
”Rritja e numrit të njohjeve është jetike për konsolidimin e pozitës së Kosovës në skenën globale, dhe ky proces bëhet më i lehtë kur punojmë së bashku me miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar ish Çitaku.