Çitaku: Përjashtojmë mundësinë e koalicionit me VV-në, preferojmë me opozitën

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e saj preferon koalicion me partitë opozitare dhe se e përjashton mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne preferojmë një koalicion me partitë që sot janë në opozitë  dhe përjashtojmë mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo hapat kushtetues dhe ligjor janë të qartë, fillimisht duhet të përfundojë procesi I numërimit të votave dhe të bëhet legjitimimi i deputetëve të rinj e më pas fillojnë konsultat dhe bisedimet me partnerët eventual të koalicionit që do të udhëhiqet nga zotëri Bedri Hamza”, ka thënë ajo në konferencë për media.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se duhet të ruhet integriteti i procesit zgjedhor, duke i bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të sigurojë një numërim të saktë të zgjedhjeve.

“Integriteti i procesit zgjedhor duhet të ruhet, i bëjmë thirrje KQZ-së që të sigurojë numërimin e saktë të çdo vote duke garantuar respektimin e vullnetit të qytetarëve”, ka deklaruar ajo.

Çitaku mes tjerash ka shprehur mirënjohjen e thellë të partisë për mbi 200 mijë qytetarë që i besuan PDK-së me votën e tyre, duke e bërë këtë rezultatin më të mirë të partisë që nga viti 2014.

Shija e redaktorit

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Të fundit nga rubrika