Çitaku: Qeveria situatën në veri ta trajtojë më seriozisht e jo nëpërmjet tastaturave të Facebook-ut

Gjendja në terren (veri) mund të ndryshojë shumë pak, “nëse institucionet E Republikës së Kosovës nuk ndryshon këtë qasje”, ka thënë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, të shtunën e 10 dhjetorit pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë Qeveria e Kosovës ka dështuar që të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Çitaku ka kërkuar nga “institucionet e Kosovës, që situatën në veri ta trajtojnë më seriozisht, e jo nëpërmjet tastaturave të Facebook-ut”.

“Ne si shtet nuk guxojmë të dorëzohemi para bandave kriminale në veri të vendit”, ka deklaruar nënkryetarja e PDK-së.

“E kuptuam që sot, institucionet e Kosovës nuk janë gati, ky është dështim”, ka theksuar ajo.

Sipas Çitaku-t gjendja në terren mund të ndryshojë shumë pak në veri të Kosovës, “nëse institucionet të Republikës së Kosovës nuk ndryshon këtë qasje”.

Ajo ka përfunduar duke thënë se se për hir të konsensusit në vend do të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika