Çitaku: Qeveria të hetojë raportimet e planifikimit të vrasjes së Marty-t

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka bërë kërkesën nga Qeveria e Kosovës që të nisë hetimet pas raportimeve se Shërbimi Sekret serb ka provuar të vrasë ish – raportuesin në Këshillin e Evropës, Dick Marty për t’ia vënë fajin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter‘, Çitaku ka shkruar se raporti i Martyt mbi krimet e luftës në Kosovë është i ushqyer nga shërbimet inteligjente serbe.

”Qeveria e Kosovës duhet të fillojë menjëherë hetimet parlamentare dhe të inteligjencës për raportet e konfirmuara tani se shërbimet serbe u përpoqën të vrisnin Dick Martyn për t’ia hedhur fajin UÇK-së. Ai është i njohur për një raport të dyshimtë mbi krimet e luftës, i cili është ushqyer edhe nga shërbimet inteligjente serbe. Çështje e kalbur”, ka shkruar ajo.

Në emisionin ”Mise au Point”, në Radiotelevizionin e Zvicrës, Marty kishte thënë se ishte habitur nga fakti se nuk ishin shqiptarët ata që kanë planifikuar vrasjen e tij, pasi edhe supozohej se këta të fundit do të kishin një arsye, por në të vërtetë ishin serbët, ata që ia donin vdekjen.

Dick Marty, ish- senator në Këshillin e Europës

Sipas tij, e vetmja arsye pse shqiptarët do mund të ishin ata që e kanë planifikuar vrasjen e tij është pasi, Marty si anëtar i Këshillit të Evropës, para disa vitesh kishte raportuar kinse për përfshirjen e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( UÇK ) në rrjet të trafikimit të organeve. Bazuar mbi raportin e tij, u desh të themelohej edhe Gjykata Speciale, përkundërse fakte për ato që thoshte Marty, nuk dolën kurrë.

Por, habia i kishte pushuar, kur kishte kuptuar planin e inteligjencës serbe.

“E habitshme që nuk erdhi nga ata që unë akuzova, por erdhi nga kundërshtarët e tyre”, tha Marty.

Ish-prokurori Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të rreptë policore, kjo për shkak të kërcënimeve me vdekje nga ana e shërbimit sekret serb.

Marty ka kërkuar nga shteti zviceran se nuk mjafton vetëm mbrojtja që ka aktualisht, por të ndërmarrin hapa në eliminimin e rrezikut.

Dick Marty: Serbët deshën të më vrasin që t’ua lënë fajin shqiptarëve

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika