Çitaku – Qeverisë: Urat që i duhen Kosovës janë urat me ShBA-në, BE-në e NATO-n

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për fokusin në simbolikën e hapjes së Urës së Ibrit, duke theksuar se shteti ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga ShBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja, për të forcuar integritetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, duke theksuar se shtetit i nevojiten urat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Urat që na duhen janë ato që e fuqizojnë integritetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Urat që i kemi, i ecim e shetisim, sepse jemi bashkë me aleatët. Më shumë përmbajtje, e më pak simbolikë”, ka shkruar tutje Çitaku në një postim në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti të mërkurën ka deklaruar se “urat na bashkojnë” e se atë mbi lumin Ibër duhet ta bëjmë simbol të normalizimit.

Lidhur me këtë, Çitaku ka thënë se qeveria duhet të ketë shumë përmbajtje e më pak simbolikë.

Kurti shkruan për urën e Ibrit: Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika