Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me vrasjen në Pejë, ku dyshohet se i biri ka vrarë nënën e tij.
Çitaku ka thënë se është “dhimbje pafund” fakti që gratë në vend po vriten dhe se kjo duhet të jetë dhe kulturalisht e papranueshme.
“Dhimbje pafund për jetët që po shuhen dhunshëm çdo ditë”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.
Ajo ka thënë tutje se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen si institucione dhe shoqëri.
“Si Institucione e sidomos si shoqëri duhet të ndërrmarrim hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues. Me vra gra, me ushtru dhunë duhet të jetë jo vetëm ligjërisht e dënueshme, por edhe kulturalisht a papranueshme”, ka theksuar Çitaku.