Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se SHBA gjithmonë ka mbështetur një asociacion në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ajo tha se kjo lehtë mund të vërtetohet në një kërkim të shpejtë në internet dhe për këtë SHBA është konsistente, ndërsa sipas saj, kryeministri, Albin Kurti nuk është.
“SHBA gjithmonë ka mbështetur një asociacion në përputhje me Kushtetutën. Me një kërkim të shpejtë në internet i gjeni dëshmitë. SHBA është konsistente, Albin Kurti nuk është. Mbi një dekadë e humbur në pellgun e helmit dhe urrejtjes që pamëshirshëm u voll nga eksponentët e VV për secilin që mendonte ndryshe”, ka deklaruar ajo.