Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës Vlora Çitaku, i ka pareshtura disa pyetje për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, për çështjen e targave.
“Situata është shumë serioze. Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Sipas ish-ambasadores se Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova kishte shënuar fitore kur kishte qenë koordinuar me aleatët e saj.
“Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat. Jo t’i cenojë ato. Pastaj, nuk është vazalitet e as nënshtrim koordinimi me SHBA-të dhe BE-në. Në fakt është vlerë”, ka shtuar ajo.
Ajo ka përfunduar duke thënë se çlirimi i Kosovës dhe shtenndërtimi përveç se ka vulën e luftës UÇK-së është edhe mbështetja ndërkombëtare për këtë kauzë.
Borell: Do t’i njoftoj vendet e BE-së për mosrespektin e Kosovës në dialog