Çitaku: Sot merr fund kauza e Kurtit, me të cilën, u ngrit, sot Kurti nënshkruan zbatimin e Asociacionit

Vlora Çitaku ka thënë se “Sot merr fund kauza e fundit, me të cilën, kryeministri Kurti u ngrit, dhe për të cilën, ai dikur i shpallte të tjerët tradhtarë e patriotë”

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku, duke komentuar takimin e ditës në Bruksel të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se sot merr fund kauza e fundit e Kurtit, me të cilin, u ngrit.

Sipas saj, Kurti do të nënshkruajë zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Sot merr fund kauza e fundit, me të cilën, kryeministri Kurti u ngrit, dhe për të cilën, ai dikur i shpallte të tjerët tradhtarë e patriotë. Sot, kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit”, ka shkruar Çitaku.

“Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen, për të cilën, ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhur gaz lotsjellës. Kaq për kauzat e Kryeministrit”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika