Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns.
Këtë takim, Çitaku e ka cilësuar si të “ngrohtë dhe miqësor”.
“Kosova është e bekuar që në rrugëtimin e saj jo të lehtë drejt integrimit të plotë në familjen euroatlantike mund të llogarisë në miq si Alicia”, ka shkruar ajo.