Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka ftuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosjes, se nëse janë të kënaqur të shkojnë në zgjedhje.
Çitaku ka propozuar datën 9 qershor për zgjedhje, duke us hprehur se PDK është gati.
Nënkryetarja e partisë opozitare ka thënë se sondazhet “herë ia qëllojnë, herë jo” dhe se sipas saj, zgjedhjet janë të sakta.
“Sondazhet janë sondazhe. Herë ia qëllojnë, herë jo. Zgjedhjet janë zgjedhje. Ato janë të sakta”, ka shkruar Çitaku.