Çka është marrëdhënia e shëndetshme dhe ajo toksike?

E mërkura si zakonisht në kuadër të emisionit “Jeto” me Xheneta Asllanin, solli bisedën me ekspertët e shëndetit mendor, në studion e Radio Dukagjinit.

Sonte e ftuar ishte psikologia Ibelinda Halili, e cila foli për marrëdhëniet mes çifteve ku ekziston dhuna, pra marrëdhëniet jo të shëndosha.

Marrëdhënien e shëndoshë, Halili e cilësoi si një marrëdhënie ku të dy personat që janë në çift kanë pranuar obligimet e tyre në të gjitha sferat, duke krijuar një lloj reciprociteti. Kjo sipas saj nuk do të thotë që është një marrëdhënia pa asnjë mosmarrëveshje, por një marrëdhënie kur këndvështrimet e të dyja palëve diskutohen pa acarime. Nëse një çift shkon në problematika në të cilat nuk shohin zgjidhje, sipas psikologes ekziston kërkimi i ndihmës, e nëse edhe pas ndihmës nga profesionistët prap nuk ka dakordim e kompromis, i bie që partneriteti nuk është i shëndoshë.

E kundërta e marrëdhënies së shëndetshme, është ajo toksike. Halili spjegon se marrëdhënia toksike është ajo marrëdhënie ku nuk ka më asnjë pikëtakim mes partnerëve që i dërgon në zgjidhjen e një konflikti, konfliktet janë të njëpasnjëshme e që zakonisht shoqërohen me dhunë psikologjike e edhe fizike, kur neglizhojnë nevojat e njëri-tjetrit, thirren me emra që kanë për qëllim të denigrojnë personalitetin e njëri-tjetrit, duke hudhur poshtë mundin që bën partnerin. Teksa sipas psikologes pika kyçe e një marrëdhënie toksike është manipulimi emocional. Kjo nënkupton kur partneri vazhdimisht akuzon partnerin tjetër se ka ndryshuar, po e ngrit zërin, nuk po ia plotëson nevojat, e këto sipas Halilit vijnë si pasojë e sjelljes së partnerit tjetër.

Psikologia shton se njerëzit shpeshherë mësohen që të jetojnë me këtë toksicitet, të kërkojnë llogari prej njëri tjetrit në mënyra të pashëndetshme, me ngritje të zërit, me kërcënime, shantazhe, dhe çuditërisht sipas saj, lidhje të tilla vazhdojnë gjatë edhe me këtë problematikë. Por edhe kur vjen puna tek ndarjet, ajo thekson se njerëzit nuk ndahen pse nuk duhen, por pse nuk dijnë të komunikojnë.

Një problematikë e tillë tek personat që janë të përfshirë në marrëdhënie toksike, sipas Halimit, mund të sjellë ankth të përgjithshëm, ankth social, që mund të kalojë edhe në ankth të shëndetit, faza depresive, çrregullime të stresit e deri tek çrregullimet e personalitetit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika