I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Bylbyl Sokoli ka treguar se çka i mungon lojtarit Lionel Messi.
Ai tha se “unë mendoj që Messi ka arritë më së shumti, e vetmja gjë që i mungon është Kupa e Botës”.
Sokoli shtoi se “Messi i ka thy të gjitha rekordet dhe për atë bota e futbollit ka simpati për Argjentinën”.
Kjo është vetëm nata e katërt e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.