Çka mund të mësojë Kosova nga udhëzimi i BE-së për furnizime në rast krizash?

449 milionë banorë të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian janë udhëzuar që të grumbullojnë ushqime, pije dhe mjete të tjera elementare me të cilat do t’i kalonin së paku 72 orë, në rast të ndonjë krize të mundshme. Ekspertët e sigurisë thonë se nga kjo strategji duhet të nxjerrë mësime edhe Kosova dhe institucionet e saj

Syzet janë të pazëvendësueshme për ata që kanë nevojë, ndriçimi për errësirë, për të gjithë sigurisht. Edhe uji i pijes. E ky brisku i Zvicrës të cilin e mbanë në duar Komisionerja për Barazi dhe Menaxhim të Krizave në Komisionin Europian.

Ilaçet personale, ushqimi, para kesh, telefoni, mbushësi, kaq mjafton.

Hadja Lahbib po i këshillon 450 milionë qytetarë të Bashkimit Europian se çka të fusin në çantën e tyre që t’i kalojnë së paku 72 orë në rast të ndonjë emergjence a krize.

Por sa është shoqëria jonë gati dhe çka po bën shteti në këtë drejtim.

“Në qoftë se mekanizmat shtetëror e kryejnë punën e tyre me kohë, marrim vendime me kohë dhe me kohë e përgatisin popullatën për situata të tilla. Atëherë rrjetet sociale vetëm sa mund ta lehtësojnë këtë punë dhe aktivitet. Por deri më tani unë nuk se ndonjëra prej Qeverive ka në plan që të bëjë diçka të tillë. Është përmend në një kohë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes që do të kalohet në një sistem ku do të angazhohet një mbrojtje e mesme e përbashkët”, ka thënë Hysen Gecaj – Ushtarak.

Gecaj thotë se shumica e shteteve, kryesisht të lindjes në të kaluarën me sistemin e së cilës qeverisjes edhe Kosova, kanë qenë të përgatitura për këso situatash.

E ashtuquajtura mbrojta popullore parashihte rezervistët e armatosur dhe mbrojtja civile e cila parashihte edukimin nëpër shkolla të mesme e fakultete me lëndën e mbrojtjes.

“Ka qenë mbrojtja civile e cila e ka përgatitur popullatën civile se si duhet të reagojë në raste të krizave të ndryshme dhe rreziqeve të ndryshme. Dhe kur jemi tek kjo pjesa e mbrojtjes civile ka qenë e paraparë që edhe ne plan-programet shkollore, të meset dhe fakultetet, lënda e mbrojtjes ku janë mësuar gjërat elementare për qytetarët…”, ka thënë Hysen Gecaj – Ushtarak.

Strategjia e Bashkimit Evropian për Unionin e Gatishmërisë për të parandaluar dhe reaguar ndaj kërcënimeve dhe krizave në zhvillim përmban 30 veprime.

Nxitja e Gatishmërisë së Popullatës:

“…Inkurajimi i publikut për të ndërmarrë masa praktike, si mbajtja e furnizimeve thelbësore për të paktën 72 orë në raste emergjencash.

Integrimi i mësimeve mbi gatishmërinë në kurrikulën shkollore dhe vendosja e një Dite Evropiane të Gatishmërisë.”

Nisma e Komisionit Europian nuk thuhet se buron nga rreziku prej Rusisë specifikisht, por si hap për t’u përballur me sfidat e shekullit XXI dhe këtu përfshihen edhe katastrofat natyrore si përmbytjet e zjarret por edhe sulmet përmes teknologjisë.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika