Çka nënkupton kategorizimi që e kërkoi NJSI-ja?

Pos shtesës për rrezikshmërinë, Njësia Speciale Intervenuese kishte pasur edhe një kërkesë tjetër, atë të kategorizimit dhe përfshirjes në listën e ekspertëve. Njohësit e sigurisë në vend, thonë që edhe kjo kategori ka të bëjë me dallimet financiare

Pos rritjes së shtesës për rrezikshmërinë, në listën e kërkesave të njësisë speciale intervenuese ishte diçka që nuk u përmend fort.

Kërkesë e parë e pjesëtarëve të kësaj njësie elitare të Policisë ishte kategorizimi si njësi e veçantë dhe përfshirja në listën e ekspertëve.

Sipas njohësit të sigurisë, Valdet Hoxha kjo kërkesë ka të bëjë me gradimin e tyre financiar.

“E gjitha kjo ka të bëjë me pagesën në mënyrë specifike për ekspertizën të cilën ata e kryejnë, pra funksionet operacionale të cilat njësitë tjera nuk mund t’i kryejnë pra kryesisht ka të bëjë me anën materiale, mirëqenien e tyre pra pagesën në cilësi të kategorive të veçanta, çfarë do të duhej edhe të jenë”, ka thënë eksperti i sigurisë, Valdet Hoxha.

Njëjtë nuk mendon, Hajrullah Ternava, ish-zëvendësministri i punëve të brendshme. Sipas tij, kjo do të nxiste pakënaqësi mes njësive policore.

“Mendoj që një dallim i tillë sikur që po kërkojnë me i dallu si ekspert e ka një rrezik tjetër sepse mundet me përça Policinë e Kosovës”, ka deklaruar Hajrullah Ternava.

Ditë më parë, drejtori i Policisë së Kosovës tha që do të bëjnë të pamundurën që zyrtarët e njësive elite të Policisë së vendit të dalin të kënaqur pas kërkesave të tyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika