Çka ofron “Super Puna” dhe “Praktika në Qeveri”?

I ftuar në emisionin "Rreth e Rrotull", ishte Agon Dobruna, ku ai paraqiti dy platforma të qeverisë për punësimin e të rinjve në Kosovë. Platforma e parë është "Praktika në Qeveri", e cila ofron mundësi praktikimi për studentët me notë mesatare mbi 8.0, duke paguar ata rreth 340 euro në muaj për 6 muaj. Ndërsa, platforma e dytë është "Super Puna", një ndërmjetësues mes punëdhënësit dhe punëkërkuesit, e cila subvencionon puntorët e rinj me 264 euro për 6 muaj

Agon Dobruna

Në emisionin “Rreth e Rrotull” i ftuar ishte zëvendësministri i financave, Agon Dobruna.

Dobruna bëri të ditur më shumë detaje rreth platformave të qeverisë për stimulimin e punëtorëve të rinj në kuadër të praktikës së studentëve në qeveri dhe platformës “Super Puna”.

“Praktika në qeveri është një platformë që është për 6 muaj mundësi për të gjithë ata studentë që kanë notën mesatare mbi 8.0, që është baza dhe kanë pasur mundësi që të jenë pjesë e programit Praktika në Qeveri”, ka thënë Dobruna.

Tutje, ai ka thënë se studentët të cilët bëjnë praktikë në qeveri paguhen rreth “340 Euro, kjo është mundësia që qeveria e Republikës së Kosovës mund ta ofrojë për këta të rinj”.

Njëherit, Dobruna shpalosi më shumë detaje rreth platformës “Super puna”, duke potencuar se kjo platformë luan rolin e ndërmjetësuesit mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

“Platforma më e re, Super puna, ka qëllime të ndërmjetësojë mes punëdhënësit dhe punëkërkuesit dhe të ofrojë mundësinë e mbështetjes financiare që të krijojë vende të qëndrueshme pune”, vijon ai.

Ndërkohë, ai bëri thirrje duke thënë se “qeveria i fton të rinjtë që të bëhen pjesë e programit “Super Puna”.

Zv.ministri i financave, Agon Dobruna, bëri të ditur edhe shumën me të cilën i subvensionon punëtorët e rinj.

“Subvensionimi për periudhën 6 mujore është 264 euro. Ne garantojmë këtë baziken për 6 muajt e parë që të ofrojmë mundësinë e ndërmjetësimit dhe punës për të rinjtë tanë”, është shprehur Dobruna.

Tutje, ai tha se “ne kemi fokus të rinjtë dhe do të mbështesim të rinjtë pa dallim, dhe në kuadër të kësaj, ne i subvensionojmë si shtet, nëse ata janë të suksesshëm uroj të vazhdojnë tutje”.

Ai potencoi edhe interesimin e madh të bizneseve për shkak se e kanë më të lehtë të sigurojnë kuadrin adekuat të tyre.

“Bizneset janë shumë të interesuara për aryse se e kanë shumë më lehtë të sigurojnë punëtorë dhe të zgjedhin profilet përmes kësaj platforme, por njëkohësisht është i mirëseardhur edhe subvensionimi 6-mujor që bëhet për një punëtorë të ri”, ka thënë Dobruna.

Ai përgjatë emisionit tha se po vazhdojnë edhe me rritjen e numrit të inspektorëve të punës.

“Ne e kemi pasur edhe në kuadër të programit qeverisës, rritjen e numrit të inspektorëve të punës dhe vetëm kemi filluar me ata hapa”, vijon ai.

Ai njëkohësisht foli edhe për rregullimin e skemave pensionale dhe paraqitjen e pensionistëve për vazhdimin e pensionit.

“Kanë qenë cdo 6 muaj të paraqiten, besoj që do ta bëjmë cdo 1 vit, mirëpo do ta ofrojmë edhe mundësinë online”, ka përfunduar Dobruna.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika