Çka përmban plani që Lajçaku e dorëzoi në Prishtinë dhe Beograd?

Në Prishtinë e më pastaj në Beograd emisarët tashmë të njohur si “pesëshja e madhe” dorëzuan propozime për ecjen përpara në procesin e dialogut. Pranimin e këtij propozimi e ka konfirmuar edhe vetë Zyra e Kryeministrit, por për përmbajtjen nuk po tregojnë se cila është. Vëzhgues të procesit të dialogut, vendës e ndërkombëtar, thonë se plani i ri nuk përmbanë diçka tjetër përpos kërkesave tashmë të ditura, shtensionimin në veri dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

I pari e ka rolin kryesor në ndërmjetësimin e dialogut e përshëndetja me të zgjati më së shkurti.

Janë pamjet e takimit të së shtunës ku Kryeministri priti në takim emisarët Lajçak, Escobar, të shoqëruar nga këshilltarët e liderëve shtetëror të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Në njoftimin zyrtar nga Zyra e Kryeministrit tek në rreshtin e parafundit u tregua se emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij.

Nuk është e qartë nëse vlerësimet janë për përmbajtjen apo për propozimin, por ajo çka është e sigurt sipas analistëve është se propozimi nuk del jashtë marrëveshjes së Ohrit dhe planit të sekuencimit.

Visar Ymeri, Analist ka shtuar se “I kanë dy pika kryesore, në njërën anë është shtensionimi i situatës në veri ku edhe Kosova do ta ketë përgjegjësinë e vetë sikurse Serbia. Dhe pastaj hapat drejt zbatimit të marrëveshjes të cilat deri tash edhe në këto deklarata që i kemi parë të shtunën që thonë se do të ketë ose nevojiten që të bëhet një hap i parë nga Kosova drejt themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.”

Për çështjen e asociacionit Ymeri thotë kërkesa nuk është për mbyllje të procesit por vetëm për hapin e parë drejt tij.

Edhe Aidan Hehir, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Londër, mendon se plani është ri-deklarim i propozimeve të mëparshme, duke përmendur kërcënimet ose presionin për Kosovën në rast se nuk e themelon asociacionin.

Megjithatë, Hehir, shprehë kritikat e tij për faktin që 24 shtatori, në sytë e ndërkombëtarëve, po kalon në heshtje.

Aidan Hehir, Profesor ka theksuar se “Është një turp që nuk ka pasur një ndryshim të dukshëm në qasjen ndërkombëtare; Serbët në veri të Kosovës kryen atë që vetë BE-ja e njohu si sulm terrorist. Është e paimagjinueshme që ata që kryen sulmet të mos kenë mbështetje nga Beogradi. Pse nuk ka pasur sanksione? Ky sulm duhet të kishte ndryshuar të gjithë fokusin e bisedimeve; tani më shumë se kurrë është e qartë se Serbia paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Politika e zbutjes ka dështuar qartë; Mosnjohja e kësaj është një gabim masiv strategjik, i cili e bën edhe më të mundshëm perspektivën e luftës.”

Sipas tij sulmi terrorist në Banjskë është dëshmi që zbatimi i asociacionit është i rrezikshëm dhe se synim kryesor i Kurtit duhet të jetë dokumentimi i përfshirjes së Serbisë në sulm dhe ndëshkimi i saj.

Edhe gjatë vizitës në Serbi pesë emisarët i kanë dorëzuar Vuçiqit planin e ri, përmbajtja e të cilit nuk dihet, përpos që ky i fundit ka thënë se pret tëkime të reja në Bruksel.

Zyra e Kryeministrit është pyetur për përmbajtjen e planit të pranuar dhe mundësisë së takimeve në Bruksel, por në asnjërën pyetje nuk janë përgjigjur, siç kanw bwrw edhe zyrtarw pwr media tw Komisionit Evropian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika