Çka thuhet në kërkesën e paraburgimit për shoferen që shkaktoi aksidentin ku mbeti i vdekur 26-vjeçari?

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj shoferes Y.B, pasi dyshohet se më 26 shkurt 2024, rreth orës 12:40, në rrugën “Agim Ramadani”, ka shkaktuar aksidentin ku mbeti i vdekur këmbësori SH.H, 26 vjeçar

Pamje nga aksidenti

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj shoferes Y.B, pasi dyshohet se më 26 shkurt 2024, rreth orës 12:40, në rrugën “Agim Ramadani”, ka shkaktuar aksidentin ku mbeti i vdekur këmbësori SH.H, 26-vjeçar.

E dyshuara gjendet në ndalim që nga dita e aksidentit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas kërkesës për paraburgim, e dyshuara nga pakujdesia derisa ishte duke vozitur veturën, ka vepruar në kundërshtim me rregullat e trafikut, pasi nuk ka përshtatur shpejtësinë e automjetit dhe kushteve të rrugës.

“Me të arritur përballë Ministrisë së Arsimit te semafori, e njëjta duke vazhduar në mënyrë të pakontrolluar dhe me pjesën e përparme të automjetit godet shtyllën e semaforit dhe nga goditja semafori rrezohet dhe godet këmbësorin SH.H, me çka tani të ndjerin i ka shkaktuar lëndime të renda trupore, ku si pasojë e lëndimeve, tani i ndjeri ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes”, përshkruhet në kërkesë.

Me këtë kishte për të kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Për caktimin e masës së paraburgimit, sipas Prokurorisë, është përmbushur kushti se i dyshimit të bazuar mirë se e njëjta ka kryer veprën penale, rreziku i arratisjes pasi thuhet se kjo vepër penale  ka dënim të lartë andaj edhe e njëjta mund të arratiset, duke treguar se e dyshuara ende nuk është intervistuar.

Tutje, thuhet se është përmbushur edhe kushti i ndikimi në dëshmitar, pasi në vendin e ngjarjes kanë qenë shumë dëshmitarë, të cilët ende nuk janë intervistuar.

Gjithashtu, prokuroria thotë të jetë përmbushur edhe kushti i përsëritjes së veprës penale, pasi nga pesha penale pasojë e të cilit ka humbur jetën një i ri nga pakujdesia dhe mospërshtatja e kushteve të rrugës.

Prokuroi thotë se ka vlerësuar edhe masat tjera me të buta alternative për sigurimin e të dyshuarës në procedurë, por që masa e vetëm e sigurimit të saj është paraburgimi.

Kërkohet paraburgim për shoferen që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Prishtinë, ku vdiq një person.

Prishtinë-Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës e cila të hënën shkaktoi një aksident trafiku me fatalitet.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”  e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës për shkak të veprës penale ‘Rrezikim i trafikut publik me fatalitet’”, ka thënë Ulaj.

Aksidenti me fatalitet ndodhi të hënën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë .

Në këtë aksident, sipas policisë kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë..

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika