Çka u tha për agresionin serb në Kosovë në Procesin e Berlinit që po mbahet në Tiranë?

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Kaltrinë Zymberi në një lidhje direkte, ka shpalosur detajet nga Samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë.

“Banjska dhe Kosova ka qenë kryefjala e këtij takimi sot të liderëve në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë. Poashtu ka qenë edhe diskutimi pikërisht çështjes edhe qëllimi i vetëm d.m.th Bashkimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda kufijve të BE-së”

Kryeministri Edi Rama, ka ngritur një shqetësim se “jo plotësisht janë respektuar të gjitha marrëveshjet të cilat kanë dalur nga Procesi i Berlinit.

Rama ka përmendur një deklaratë të ish-kancerales gjermane, Merkel ku sipas tij “demokratizimi i shteteve vjen kur ka infrastrukturë dhe ekonomi të mire të tregut”.

Në ndërkohë ka pasur takim të gjatë liderët e vendeve të fuqishme evropiane, duke përfshirë këtu edhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Liderët kanë vizituar “Piramidën e Diktaturës”, poashtu edhe figura, d.m.th art të piktorëve të njohur shqiptarë, të cilët kanë arritur që përmes artit të shprehin bashkimin e shteteve të unionit evropian në një vend duke përfshirë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në ndërkohë, Liderët e Samitit të Procesit të Berlinit kanë bërë hapjen e Kolegjit Evropian në Tiranë. Dhe do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për njohje reciproke të diplomave, që I përkasin fushës së mjekësisë.

Në hyrje të sheshit të “Brigadave”, ka pasur një protestë, ku kanë protestuar tre persona, qytetarë të Tiranës, kanë kërkuar sanksionim për Ramën dhe Vuçiq., Pastaj të tre këta personat janë shoqëruar në polici. Ata nuk kanë dhënë detaje të tjera se pse kanë protestuar.

Poashtu është komentuar vizita e Presidentit Vuçiqit në Kinë, pikërisht ku në Tiranë është mbajtur Procesi i Berlinit.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika