Clinton mbështet progresin e arritur në Kosovë

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, në një video-adresim në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të hënën, ka mbështetur progresin e arritur në Kosovë, duke theksuar se forume si këto janë të rëndësishme

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, në në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigruinë, 15 prill 2024.

Ish-sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, në lidhjen virtuale në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka vlerësuar rrugëtimin e Kosovës ndër vite për sa i përket barazisë gjinore, veçanërisht përfaqësimit dy herë nga presidentet gra.

“Në dekadat prej kur Kosova është bërë shtet i pavarur, aktivistet kanë siguruar progres kuptimplotë për të siguruar barazinë gjinore në sektorin publik dhe politik. Pas shumë vitesh ia keni dalë që të siguroni për viktimat e dhunës seksuale, ju keni zgjedhur presidenten e parë dhe tani të dytën që janë të përkushtuara për ruajtjen dhe forcimin e paqes, zgjerimin e mundësive ekonomike dhe duke dëshmuar që bashkëpunimi sjellë më shumë rezultat”, është shprehur ajo.

Organizimin e këtij forumi, Clinton e ka cilësuar si vendosmëri për forcim të grave.

“Gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës, gratë posaçërisht në Kosovë, kanë luajtur rol tepër të rëndësishëm gjatë gjithë këtyre viteve, jam e lumtur për themelimin e kësaj qendre të ekselencës, demokracitë tona janë më të fuqishme kur gratë përfshihen. Ju tashme keni dy presidente gra në Kosovë. Jam e emocionuar të shoh se si ky forum ka arritë synimet e tij, unë jam e përkushtuar për të qenë pjesë e arritjeve dhe përpjekjeve për fuqizimin e gruas”, ka deklaruar ajo.

Ajo gjithashtu ka kujtuar vizitën e saj në kampet e refugjatëve në Maqedoni, në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë.

“Më kujtohet mirë vizita që kam bërë në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Pas kësaj, ne bëmë thirrje në NATO që të ndalë këtë spastrim etnik. Si sekretare e Shtetit, unë kam përcjell e mbështet progresin që është arritur”, ka thënë Clinton.

Fjalimi i saj është pritur me duartrokitje dhe ngritje në këmbë të pjesëmarrësve në Forumin për Gratë, të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Presidentja sllovene: Të punohet për ndëshkimin e kryerësve të dhunës seksuale

Ndërsa, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalimin e tij, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka thënë se gratë në të kaluarën kanë bartur barrën më të madhe të konflikteve.

“Gratë kanë qenë cak i dhunës, i janë nënshtruar spastrimit etnik. Sot jemi bërë bashkë në Kosovë për të ritheksuar përkushtimin tonë ndaj bashkëpunimit e progresionit që janë me rëndësi për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Begaj në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidenti Begaj ka përmendur arsimimin dhe edukimin e grave, si mjetet nëpërmjet të cilave fuqizojnë dhe rrisin kapacitetet e tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika