Çmim Nobel tre ekonomistëve që konkluduan se shoqëritë e lira sjellin më shumë begati

STOCKHOLM – Çmimi Nobel në ekonomi iu dha të hënën tre ekonomistëve që kanë studiuar arsyet se përse disa vende janë të pasura dhe të tjera të varfra. Ata dokumentuan se shoqëritë më të lira dhe të hapura, kanë më shumë gjasa të përparojnë.

Puna e Daron Acemoglut, Simon Johnsonit dhe James A. Robinsonit “tregoi rëndësinë e institucioneve shoqërore për përparimin e një vendi”, u shpreh komiteti për Çmimin Nobel i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.

Zoti Acemoglu dhe zoti Johnson punojnë në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, ndërsa zoti Robinson është studiues në Universitetin e Çikagos.

Jakob Svensson, kryetar i Komitetit për Çmimin në Shkencat Ekonomike, tha se analiza e tyre ka ofruar “një kuptim shumë më të thellë të shkaqeve rrënjësore se përse vendet dështojnë ose ia dalin mbanë”.

I njoftuar për çmimin e akademisë ndërsa gjendej në Athinë, Greqi, ku do të fliste në një konferencë, zoti Acemoglu me origjinë turke, 57 vjeç, tha se ishte i habitur nga dhënia e çmimit.

“Nuk e prisja kurrë diçka të tillë”, tha ai.

Zoti Acemoglu tha se puna kërkimore e vlerësuar me këtë çmim nënvizon vlerën e institucioneve demokratike.”Mendoj se në përgjithësi puna që kemi bërë favorizon demokracinë”, tha ai gjatë një telefonate me komitetin Nobel dhe gazetarët në Stokholm.

Por, ai shtoi se: “Demokracia nuk është përgjigja për gjithçka” dhe se prezantimi i demokracisë në një shoqëri është shumë i vështirë dhe ndonjëherë krijon konflikt.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press, zoti Robinson, 64 vjeç, tha se dyshon se Kina mund të vazhdojë të përparojë ekonomikisht për sa kohë që mban një sistem shtypës politik.

“Ka shumë shembuj në historinë botërore të shoqërive të tilla që funksionojnë mirë për 40, 50 vjet”, tha zoti Robinson nëpërmjet telefonit. “Ajo që shihni është se nuk është kurrë e qëndrueshme… Bashkimi Sovjetik ia doli mirë për 50 apo 60 vjet”.

Zoti Robinson tha se shumë shoqëri kanë realizuar me sukses kalimin në atë që ai, zoti Acemoglu dhe zoti Johnson e quajnë një “shoqëri gjithëpërfshirëse”.

“Shikoni Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Robinson. “Ky ishte një vend i skllavërisë, privilegjit, ku gratë nuk lejoheshin të merrnin pjesë në ekonomi apo të votonin”.

“Çdo vend që është aktualisht relativisht gjithëpërfshirës dhe i hapur e bëri këtë tranzicion”, shtoi ai. “Në botën moderne, ju e keni parë këtë në Korenë e Jugut, në Tajvan, në Mauritius”.

Zoti Acemoglu dhe zoti Robinson botuan në vitin 2012 studimin e mirënjohur, “Përse Vendet Dështojnë: Origjina e Fuqisë, Begatisë dhe Varfërisë”, ku argumentohet se problemet e krijuara nga njeriu ishin përgjegjëse për mbajtjen e vendeve në varfëri.

Në studimin e tyre, fituesit e Çmimit Nobel shqyrtonin, për shembull, qytetin Nogales, i cili shtrihet në dy anët e kufirit SHBA-Meksikë.

Pavarësisht se ndajnë të njëjtën gjeografi, klimë dhe një kulturë të përbashkët, jeta është shumë e ndryshme në dy anët e kufirit. Në Nogales të Arizonas, në veri, banorët janë relativisht të pasur dhe jetojnë gjatë; shumica e fëmijëve mbarojnë shkollën e mesme. Në jug, në Nogales të Meksikës, banorët janë shumë më të varfër dhe krimi i organizuar dhe korrupsioni janë të bollshme.

Dallimi, konkluduan ekonomistët, është se sistemi amerikan mbron të drejtat e pronës dhe u jep qytetarëve të drejtën për të vendosur për qeverisjen e tyre./Zeri i Amerikes

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika