Çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Ministria e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për ditën e martë, ku shihet se çmimet kanë qëndruar të njëjta me ditën e hënë, përveç benzinës që ka rënë për 4 centë

Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Gjersa çmimi i naftës dhe gazit ka mbetur po i njëjti, çmimi i benzinës ka rënë për 4 centë.

Përmes një postimi në Facebook, MINT ka bërë të ditur se çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.74 euro për litër, i benzinës 1.63 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit është 0.78 euro për litër.

Këto çmime do të vlejnë për 24 orët e ardhshme. Çmime të njëjta kanë qenë edhe gjatë dy ditëve të kaluara.

Ministria në fjalë, publikon çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Çmimi i derivateve ka pësuar rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Ndërsa, në Kosovë, çmimi i naftës kishte arritur deri në 1.89 euro për litër.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika