Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), i ka publikuar çmimet maksimale apo tavan të naftës dhe të derivateve të tjera, për të dielën e 23 tetorit.
Nga 1.70 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të shtunën, edhe të dielën dhe të hënën do të vazhdojë të jetë i po i njëjti.
Ndërkaq, edhe benzina dhe gazi kanë mbetur me çmime të njëjta.
Çmimi i benzinës rezulton të jetë 1.40 euro për litër, ndërsa gazi 0.72 centë për litër.
MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.
Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.
Çmimet e lartcekuara vlejnë për 48 orët e ardhshme, nga ora 10:00 e ditës së dielë së 23 tetorit.