Çmimet rriten për 2.8%, PDK akuzon Qeverinë Kurti për degradim ekonomik

Në një periudhë të vështirë ekonomike, me çmimet që vijojnë të rriten me 2.8% krahasuar me vitin e kaluar, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shala, ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për degradimin e ekonomisë

Fotografi ilustruese

Çmimet në Kosovë kanë vijuar të rriten me një shpejtësi alarmante, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për familjet vendase. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar një raport që tregon se në muajin qershor, çmimet e produkteve bazë janë rritur me 2.8 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe anëtar i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, ka shprehur shqetësimin e tij për këtë situatë ekonomike të rënduar.

Në një intervistë për Front Online, ai ka akuzuar Qeverinë për degradim të ekonomisë së vendit dhe ka theksuar se politikat e tyre të këqija janë shkaktari kryesor i kësaj krize.

“Është e vërtetë që situata po degradon në dëm të ekonomive familjare dhe në dëm të vështirësive për ekonominë e çdo qytetari në Kosovë, si rezultat i dy faktorëve. Por, rezultati kryesor bazik janë politikat e këqija të kësaj qeverie, të cilat në parim e kanë shumëfishuar presionin, e kanë dëmtuar mënyrën e të bërit biznes dhe në njëfarë forme e kanë sjellë ekonominë e vendit në një situatë të cilën e po e shohim tashmë”, ka deklaruar ai.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Ai gjithashtu ka ngritur shqetësimin mbi rënien e prodhimit vendor dhe rritjen e importeve, duke përmendur mallrat serbe si një burim të rëndësishëm të importit.

Ligji për Paga u kritikua ashpër nga deputeti, i cili argumentoi se ky ligj nuk ka përcaktuar një logjikë të shëndoshë për goditjen e sektorëve të sigurisë dhe arsimit të lartë.

“Sektorët më të goditur me Ligjin e Pagave kanë qenë sektorët e sigurisë dhe arsimit të lartë, është habitshme cila është logjika e shëndoshë që të godasësh sektorët më primar të funksionimit të shtetit që është sektori i sigurisë, policisë dhe trupave të tjera të mbrojtjes”, ka thënë Shala.

Për shqetësimet e sindikatave, ai ka njoftuar se ato nuk janë gjetur me mirëkuptim te pushteti dhe se kërkesat e tyre janë të drejta dhe legjitime.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika