Çmimet rriten por jo edhe pagat, qytetarët ankohen për mbijetesë

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe jo vetëm po bën që qytetarët ta kenë të vështirë të mbijetojnë deri në fund të muajit. Ata ankohen se në këtë gjendje dhe pa rritje pagash është vështirë të gjendet zgjidhje edhe për produkte esenciale

Gjëra ushqimore

Erdhi por doli pa marrë asgjë.

Shtrenjtimet e mëdha të produkteve bënë që Xhemajl Shoshi të kthehet duarthatë nga dyqani në shtëpi.

Pensionisti nga Prishtina tregon për televizionin se është i dëshpëruar me këtë gjendje, e akuza ka edhe për mosreagim të institucioneve.

“Kishte shtrenjtime të mëdha dhe e një pension është problem të mbijetosh. Po të mos ishin disa gurbetqarë ne do të kërkonim lëmoshë. Këtu nuk ka udhëheqësi që i del në ndihmë popullit. Me një pension s’mundem as cigare të blej e lëre më produktet”, ka thënë Xhemajl Shoshi – banor.

Xhemajl Shoshi – banor.

Për dallim nga Shoshi, Kadri Nuhiu del me një sasi të vogël të produkteve nga marketi.

Por, ai thotë se në këtë situatë, po detyrohet që vazhdimisht të kursejë dhe mezi të mbërrijë të blejë edhe gjërat esenciale.

“Unë jam katër antarësh dhe është problem ta mbush shportën e familjes, po e shtyjë më gjoks. Më esencialet se tjerat po bëjmë reduktimet s’po i marrim hiç. Deri në 2 e 90 një litër vaj. Po duhet të bëjmë reduktime të produkteve se me një pagë s’po mundemi t’ia arrijmë, çmimet kanë shkuar shumë lartë e pagat kanë mbetur pa u rritur”, është shprehur Kadri Nuhiu – banor.

Kadri Nuhiu – banor.

Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, fillimisht janë rritur çmimet e derivateve dhe rrjedhimisht pastaj edhe të gjitha çmimet tjera, duke nisur nga produktet bazë.

Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e që rritja e çmimeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është relativisht e lartë.

“Në bazë të matjeve të muajit maj krahasuar më muajin prill ka pas rritje të çmimeve deri në 0.9% ndërsa në periudhën një vjeçare ka pas rritje të çmimit prej 12.5%. Gati të gjitha produktet kanë pasur rritje të çmimeve. Drithërat kanë ngritje të çmimeve, pastaj janë vajrat ushqimore pastaj ka ngritje të perimeve dhe të derivateve të naftës e benzinës”, ka thënë Ibish Asllani-Shef i Divizionit të Statistikave në ASK.

Ibish Asllani-Shef i Divizionit të Statistikave në ASK.

Sipas ASK-së, brenda një viti ngritja e çmimit të vajrave dhe yndyrave ushqimore ishte më e madhja me 51.3 për qind, pasuar nga buka me 24.3 për qind.

Aktualisht një litër vaj ushqimor, është  2,72 cent, vezët 30 copë 3,38.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika