“Çmimi i asociacionit me kompetenca ekzekutive nuk është kundërvlerë e barasvlershme për njohje”

Ish ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Milza- Haradinaj-Stublla ka thënë se është  jetike të sqarohet se si ka mundësi të njohe për shtete të pavarur  edhe sovran në mënyrë defkato një shtete që nuk e ndryshon Kushtetutën e saj, “ku Kosova ende figuron ‘pjesë përbërëse e Serbisë”

Ish-ministrjae Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla


“Çmimi i asociacionit me kompetenca ekzekutive nuk është kundërvlerë e barasvlershme për njohje”, ka vlerësuar ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Milza Haradinaj-Stublla.

Por, Haradinaj-Stublla, ka ngritur disa dilema lidhur me planin franko-gjerman.

“Në njërën anë emisarët ndërkombëtar për dialogun po na thonë se nuk po u kërkohet as Kosovës as Serbisë t’i ndryshojnë Kushtetutat për të evituar pyetjet nëse Kosovës po i kërkohet themelimi i Asociacionit një-etnik me kompetenca ekzekutive”.

“Në anën tjetër, liderë institucionalë dhe opozitarë që e kanë parë të njëjtin draft të propozimit franko-gjerman, thonë se ky draft ofron njohje defakto nga Serbia, ku pranohet sovraniteti, integriteti territorial, dhe kufijtë”, ka shkruar në Facebook ajo.

Ndërkohë Haradinaj-Sublla ka thënë se është jetike të sqarohet se si ka mundësi të njoh për shtete të pavarur edhe sovrane në mënyrë defkato një shtet që nuk e ndryshon Kushtetutën e saj, “ku Kosova ende figuron ‘pjesë përbërëse e Serbisë”.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika