Çmimi i bukës në Kosovë, i njëjtë me gjithë importin nga Ukraina

Furrtarët po ankohen se çmimi i bukës nuk po bie sepse nuk ka ndryshuar çmimi i miellit të importuar

FotoIlustrim

Rënia e çmimit të grurit në tregun ndërkombëtarë nuk po ndikon në produktet në Kosovë. Tregtarët arsyetohen në çmimin e lartë të miellit e konsumatorët po ankohen për çmimin e bukës.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia që çliroi eksportin e drithit ukrainas të bllokuar prej muajsh nga ushtria ruse pati ndikim të drejtpërdrejtë në reduktimin drastik të çmimit të ushqimeve në tregun ndërkombëtar.

Megjithëkëtë, kjo ulje po ndikon në produktet në Kosovë, ku çmimi i miellit dhe bukës vazhdon të jetë i lartë.

Por, furrtarët po ankohen se çmimi i bukës nuk po bie sepse nuk ka ndryshuar çmimi i miellit të importuar.

“Çmimi është I njëjtë 100 killa mjell janë prej 54 euro. Neve na vjen mjelli prej Kroaci e Serbië por edhe prej vendorve. Na cmimin e mjellite marrim  më cmim të njëjtë si para një  muaji s’ka ulje të cmimit të mjellit. Edhe pse po flitet se ka ra cmimi por të ne vjenë më të njëjtin cmim si të para një muaji”, ka thënë Frymëzim Caka.

Por, të zhgënjyer me këtë po shprehen qytetarët e Kosovës.

Sipas tyre, është e paarsyshme që ulja e çmimit të bukës të mos ndodh vetëm në Kosovë.

“Shkon në një furrë tjetër e ki 50 centë në tjetren e ki 70 cent askund se ki cmimin e njëjtë”, ka thënë Shukrije Ademi, banore.

“Po u ngrit 17 euro ose 18 e ki një thesë mjell të vogel, ku ka ma shtrejt”, ka thënë Naza Shala, banore.

“ Për momentin nuk komë vrejt në furrën që shkoj zakonisht është 50 centë buka”, Banor.

Njohës të çështjeve ekonomike po thonë se problemi i mos rënies së çmimeve po qëndron diku tjetër.

“Jo vetëm për grurë e mjell por edhe për produkte të tjera ka ulje të çmimeve në berzen ndërkombëtare dhe një dukuri e tillë nuk shijohet nga konsumatorët kosovare”, ka thënë Safet Gerxhaliu, ekonomist.

Aktualisht në Kosovë një bukë kushton nga 50 deri në 70 centë, derisa 100 kilogramë miell 54 euro.

Kurse, gjatë ditës në Shqipëri ka hyrë anija  e parë që ka sjell një sasi prej 6 000 tonësh grurë të ardhura nga Ukraina.

Kjo është anija e parë pas hapjes së importit të grurit nga shteti ukrainas.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika