Çmimi i naftës bie për një cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve, çmime të cilat do të jenë valide për 24 orët e ardhshme. Çmimi i naftës ka rënë për një cent, ndërsa ai i benzinës dhe i gazit ka mbetur po i njëjti

Përmes publikimit të përditshëm të çmimeve tavan për derivate, MINT ka bërë të ditur se çmimi i naftës për litër të dielën do të jetë një euro e 69 centë.

Çmimi i naftës ka rënë për një cent, ndërsa përgjatë të shtunës, ky çmim ishte një euro e 70 centë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar i benzinës përgjatë të dielës do të jetë një euro e 35 centë për litër, i njëjti çmim i cili ishte valid edhe përgjatë të shtunës.

Çmimi i gazit të dielën, gjithashtu, mbetet i njëjtë 76 centë sikurse përgjatë ditës së shtunë.

Ndërkaq, çmimet mbeten valide për 48 orët e ardhshme nga momenti i publikimit të tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika