Çmimi Nobel shkon për hulumtimin e evolucionit njerëzor

Çmimin Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi, e ka fituar suedezi Svante Paabo, për zbulimet e tij për evolucionin njerëzor

Shkenctari nga Suedia Svante Paabo, fitues i çmimit Nobel





Çmimi Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi i është dhënë suedezit Svante Paabo për punën e tij mbi evolucionin njerëzor.

Komiteti i Çmimit tha se ai ka kryer detyrën “në dukje të pamundur” për të gjetur kodin gjenetik të Neandertalit, një prej të afërmve tanë të zhdukur.

Dhe gjithashtu kreu veprën “sensacionale” të zbulimit të homininit të panjohur më parë – Denisova.

Zbulimet e tij ndihmuan në eksplorimin e historisë sonë evolucionare dhe mënyrën se si njerëzit u përhapën nëpër planet.

Svante Paabo, fitues i çmimit Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi

“Çmimi Nobel 2022 në Fiziologji ose Mjekësi i është dhënë Svante Pääbo “për zbulimet e tij në lidhje me gjenomet e homininëve të zhdukur dhe evolucionin njerëzor”, bëhet e ditur në njoftimin e Komitetit të Çmimit për Nobel.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika