Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ndaj artikullit që CNN ka shkruar për 12 vendet për t’u vizituar këtë verë, ku Shqipëria quhet “Perlë Mesdhetare”, ndërsa ai ka shtuar se është eksperiencë unike për pushime 2023.
Rama ka ndarë një pjesë nga artikulli i CNN, ku gjiganti mediatik botëror e rendit Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023.