Çollaku për rrëmbimin e policëve nga forcat serbe: Do të kthehen shpejt në shtëpitë e tyre

Bekim Çollaku ka theksuar se zgjidhja më e thjesht e mundshme është de-eskalimi i menjëhershëm të situatës

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se as pesimistët më të mëdhenj të Qeverisë Kurti nuk kanë pritur që kjo qeveri do ta shndërrojë vendin në një anarki të tillë i cili manifestohet jo vetëm në rrafshin politik por edhe në atë të sigurisë që prek interesat jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për tensionet në mes të Kosovës dhe SHBA-ve si dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, Çollaku ka theksuar se zgjidhja më e thjesht e mundshme është de-eskalimi i menjëhershëm të situatës.

“Pikërisht ky aspekti i cenimit të sigurisë ka bërë që faktori ndërkombëtar, BE-ja dhe SHBA-ja të jenë të alarmuara dhe në kërkim të një zgjidhjeje për të tejkaluar këtë situatë që në vazhdimësi po krijojnë tensione të reja dhe që nuk po i shihet fundi. Zgjidhja duhet të kërkohet në marrëveshjet e arritura në të kaluarën dhe në atë që e ka pranuar vetë kryeministri Kurti. Problemi është që Kurti nuk po tregohet i gatshëm që të zbatojë as ato marrëveshjet e arritura në të kaluarën dhe as atë që e ka pranuar dhe çuditërisht kërkon me ngulm zbatimin e saj por nuk bën as një hap në zbatim të saj”, tha ai.

Sipas tij, asnjëra palë nuk e kanë bërë asnjë hap për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.

“Kosova po vuan pasojat e një politike shkurtpamëse. Kjo është hera e parë në historinë e Kosovës që Kosova dhe institucionet e saj mbahen përgjegjës të vetëm për eskalimin e situatës në siguri dhe për mos-zbatimin e obligimeve të marra. Për më keq se kaq, për herë të parë BE-ja dhe SHBA-ja po shqyrtojnë mundësinë për ta sanksionuar Kosovën. Fjala është për sanksione, përkufizime që do të bëhen në dëm të Kosovës. Pasojat do t’i vuaj Kosova dhe qytetarët e saj”, shtoi më tej ai.

“Ajo çfarë ka kërkuar faktori ndërkombëtar që mendoj së është një kërkesë e logjikshme është që kryetarët legjitim aktualisht për t’i ulur tensionet, për t’i evituar lëndimet, protestat e dhunshme, të punojnë në ndërtesat alternative, dhe për këtë kërkesë Qeveria e Kosovës do të duhej të përgjigjej në mënyrë krejt racionale, si një hap kalimtar deri sa të ulen tensionet”.

Çollaku ka potencuar se rrëmbimi, arrestimi, kidnapimi i tyre në rrethanat e njohura është akti më i rëndë që ka ndodhur që nga fillimi i kësaj situate tensionuese në veri të vendit.

“Pengmarrja e tyre është krejtësisht jolegjitime dhe një akti rëndë jo vetëm kundër policisë por edhe e cenon rëndë sovranitetin e Kosovës”.

“Ajo çfarë ka bërë Qeveria jonë, është minimale por në rrethanat çfarë kjo qeveri po operon nuk mund të pritet asgjë, presioni i vetëm që mund të sjellë rezultate konrete është jo nga BE-ja dhe SHBA-ja, është vetëm çështje kohe kur ata do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse regjimin ë Beograd nuk do të guxojë, t’i mbajë  gjatë, t’i keqtrajtojë e maltretojë. Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të lejojë të kalojë ky akt pa u vërejtur”, ka thënë ai.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika