KEIT Day Hospital ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane si lider i kirurgjisë estetike jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.
Gazeta më e madhe në Itali, Corriere della Sera, ka publikuar një artikull për KEIT Day Hospital me në krye Dr. Skerdilajd Faria si një kompani që po bën jehonë përtej kufijve.
Eksodi drejt Italisë? Një histori e vjetër, e baballarëve dhe nënave, e kalimit të Adriatikut, e zanateve të rënda, një kapitull i mbyllur – shkruan Corriere della sera.
E përditshmja italiane e rendit KEIT si spitalin ditor më të madh të kirurgjisë estetike në Shqipëri, me një sipërfaqe mbi 2000 metër katrorë, dhe ambiente të cilat ngjasojnë me një anije kozmike, ku kryhen rreth 4000 operacione në vit ku më të kërkuarat janë rimodelimi i hundës, zmadhimi i gjoksit dhe mbjellja e flokëve.
Dikur Turqia ishte destinacioni më i preferuar për italianët, e ndërsa vitet e fundit, ngjarja po merr një tjetër rrjedhë. Nuk janë vetëm pacientët italianë ata që po zgjedhin KEIT për ndërhyrjet e tyre estetike, por edhe vetë kirurgët. Me një numër prej 30 kirurgësh ku 28 prej tyre janë italianë, KEIT ofron për pacientët standartet më të larta dhe shërbimin maksimal.
Nuk është hera e parë që mediat italiane flasin për KEIT.
Në vitin 2017, në emisionin “Nemo Nessuno Escluso” të Rai 2, Enrico Lucci do ta cilësonte KEIT si klinika e perfeksionit. Lorella Cuccarini në emisionin “La Vita in Diretta” në vitin 2019 i kushtoi vëmendje standardit të lartë të kirurgjisë estetike në KEIT me çmime mjaft ekonomike krahasuar me Italinë.
Ndërsa këtë vit Paolo del Debbio në emisionin “Dritto e Rovescio” në Rete 4 dhe Davide Parenzo në emisionin “L’aria che tira” në La 7 i kanë bërë jehonë suksesit të KEIT.
Jo vetëm Corriere della sera por kujtojmë se edhe mjaft gazeta të tjera të rëndësishme si Il Tempo, La Gazzeta del Mezzogiorno, Roma Today, La Gazzeta del Sud etj. kanë shkruar për KEIT.
Në një kohë kur shumë të rinj po kërkojnë mundësi jashtë vendit, KEIT është një shembull frymëzimi se si mund të ndërtohet një sukses i vërtetë në Shqipëri me famë në nivele europiane.