CorrWatch akuzon MASHTI-in për shkelje ligjore dhe barrë të panevojshme për prindërit

Nisma CorrWatch ka shprehur shqetësim për vendimin e MASHT-it për të kaluar përgjegjësinë e furnizimit me libra shkollorë tek prindërit përmes subvencioneve, një veprim që organizata e konsideron shkelje ligjore për të dytin vit radhazi

Nisma CorrWatch ka shprehur shqetësim publik për vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) lidhur me furnizimin e librave shkollorë.

Sipas tyre, MASHTI ka shkelur për herë të dytë detyrimet ligjore duke kaluar përgjegjësinë e furnizimit me tekste shkollore nga Ministria te prindërit përmes subvencioneve – ku paratë iu transferohen prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Nisma CorrWatch – që është themeluar nga një konsorcium i organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) – vë në dukje se ky veprim jo vetëm që përbën një shkelje të ligjit, por gjithashtu krijon një barrë të panevojshme për prindërit, e cila mund të ndikojë negativisht në fillimin me kohë të procesit mësimor dhe tek nxënësit

“Iniciativa CorrWatch* shprehet plotësisht për procesin e kundërligjshëm, për herë të dytë, të kalimit të obligimeve ligjore për tekstin shkollor nga Ministria e Arsimit, Shks, Teknologjia dhe Inovacioni (MASHTI), në nënveprimet e teknologjisë së lartë. Ky veprim nuk është vetëm një shkelje e ligjit nga MASHTI, por është një mësim i një barre të panevojshme për dashurinë, që për më tepër ndikojë në fillimin e momentit të procesit të procesit duke ndikuar te nxënësit. MASHTI, për të dytin vit rradhazi, ka bërë shkelje ligjore se kishte një vit të tjera në proces për të mbështetur që ky të ishte në lidhje me ligjin dhe interesin publik, ajo dështoi shoqërinë e mendimit dhe të veprimit të saj, duke treguar neglizhencën dhe përfundimin e përgjegjësisë nga ana e Ministrisë.

Në të njëjtën kohë, me kalimin e detyrimeve ligjore për mua nga MASHTI te dashuria, është shkelur përsëri Ligji Nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, neni 26, paragrafi 4 thekson që “..tekstet shkollore ofrohen falas”, si dhe paragrafi 1 “..Ministria miraton tekstet shkollore dhe mjetet e materialeve të tjera mësimore sipas rregullave të prokurimit”, thuhet në reagimin e përbashkët të organizatave GLPS, Institucioni GAP & INDEP.

Në komunikatën e tyre, CorrWatch kritikon Ministrinë e Arsimit për neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie në menaxhimin e këtij procesi. Ata shprehen se MASHTI nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për fillimin e procedurave të prokurimit, duke injoruar një aktivitet të planifikuar me vlerë 9,486,885.00 euro për blerjen e librave për vitin 2024/25.

Në vend të kësaj, ministria ka vendosur të ndjekë të njëjtën praktikë të subvencionimit si vitin e kaluar, pa ofruar një arsyetim të bazuar.

“Në planin e prokurimit për vitin 2024 MASHTI kishte aktivitet aktivitetin e prokurimit “Blerja e librave nga klasa 1-9 për vitin 2024/25” me vlerë 9,486,885.00 Euro, një proces i tillë nuk u realizua. Aktiviteti ishte fillim të filloj me 28 qershor 2024, mirëpo MASHTI e ka kryer asnjë veprim për procedurën nuk për fillim të prokurimit, duke e neglizhuar këtë aktivitet të ndezur. Në vend që të ketë obligim ligjor, MTI ka të preferuar të ndjekë të jetë e nevojshme të subvencionimit si vitin e kaluar, pa asnjë arsyetim të caktuar për këtë vendim. Në këtë rast, pyetja për ministrinë do të ishte se si është dëshmuar që kjo mënyrë është e duhura, kur aq më tepër nuk ka një zyrtar mbi rrjedhën e procesit të vitit të kaluar. Duke subvencionuar këtë shërbim që në fakt duhej të ishte ekskluzive e ministrisë, MASHTI ka vendosur një zonë të gjerë për keqpërdorim por gjithashtu tregon një miratim të kontrollit të mirëfilltë, transparencën dhe llogarinë në menaxhimin e parasë publike”.

CorrWatch gjithashtu ngre shqetësime mbi mungesën e kontrollit dhe transparencës në menaxhimin e parasë publike, duke theksuar se kjo mënyrë subvencionimi ka lënë hapësirë për keqpërdorime. Ata theksojnë se vitin e kaluar, kjo qasje i kushtoi qeverisë mbi 11 milionë euro, shumë më tepër se vlera e planifikuar për procedurat e prokurimit.

Në fund, CorrWatch i bën thirrje MASHT-it dhe institucioneve përgjegjëse të reflektojnë mbi këtë proces të kundërligjshëm dhe kërkon që Prokuroria e Shtetit të nisë hetimet për këtë çështje

“Poashtu, fakti që ka informacione të sakta mbi çmimin e librave dhe kostove totale të procesit, tregon një pamje të theksuar të planifikimit të duhur dhe të menaxhimit të qeverisë. Për më tepër. Kjo mënyrë e kaluar, kjo mënyrë subvencionimi i ka kushtuar vitin e kaluar mbi 11 euro milionë —  më shumë se vlerat e fillimit të procesit të kompanisë, e cila është e qartë se ka qenë arsyetimi i anulimit të procesit. Në anën tjetër, problemet e raportuara si vonesat në informacionin me libra, problemet me aplikimin si dhe ankesat e prindërve që nuk janë kompensuar, dëshmojnë qartë se kjo është ajo që është e madhe që të jetë përgjegjëse, transparente dhe efikase. Përmes një reagimi CorrW, i bën thirrje për fjalë dhe për të gjitha hallkave këto veprime që të bëjnë mbi procesin e kundërligjshëm, si dhe i bën vendimet e shtetit që nuk janë hetimet për të. Sinqerisht, GLPS, Institucioni GAP & INDEP”, përfundon reagimi.

LEXO EDHE: Këshilli i Prindërve kundërshton vendimin e Nagavcit për subvencionimin e teksteve shkollore

Edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, që edhe këtë vit të subvencionohen tekstet dhe mjetet shkollore.

“Ne sikurse në të kaluarën, e kundërshtojmë këtë formë të furnizimit me tekste shkollore përmes subvencionimit. Ende ka familje që nuk i kanë marrë mjetet nga subvencionimi i vitit 2023. Për më shumë detaje nesër do të mbajmë një konferencë për media”, ka thënë nënkryetari i këtij këshilli, Visar Islami për Dukagjinin.

Ndërkaq, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) vendimin e Ministrisë së Arsimit që t’ua transferojë paratë prindërve edhe sivjet, e kanë cilësuar si gabim të përsëritur.

“SBASHK-u, por edhe të tjerët, kishin kritikuar arsyeshëm vendimin e vitit të kaluar lidhur me shpërndarjen e teksteve shkollore përmes librarive dhe subvencionimin për to në xhirollogaritë e prindërve. Ky vendim i gabuar krijoi probleme dhe shtatori e tetori i vitit të kaluar shkollor i gjeti një numër të konsideruar të nxënësve ende pa të gjitha tekstet shkollore. SBASHK-u këtë kundërshtim e ka përsëritur edhe në takimin e kryetarit Jasharaj me zëvendësministrin Taulant Kelmendi duke e lutur që mos të veprohet njëjtë me tekstet shkollore, por që ato të dërgohen me kohë në shkolla nga botuesit”, thuhet në reagim.

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot në një konferencë për medie ka njoftuar se MAShTI do t’ua transferojë paratë prindërve edhe sivjet, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

Ky është viti i dytë radhazi që Ministria do t’u ndajë mjete në llogaritë e tyre bankare prindërve që ata t’i blejnë vetë librat shkollore për fëmijët e tyre në shkollë fillore.

“Edhe sivjet, tekstet dhe mjetet mësimore do të ofrohen si në praktikën e vitit të kaluar duke subvencionuar prindërit”, tha Nagavci në një konferencë për medie.

Ajo tha se prindërit mund të fillojnë të aplikojnë online qysh nga e mërkura e 14 gushtit në platformën E-Kosova për rimbursim.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika